.

Kosovo Young Europeans. Si celebra oggi il quarto anniversario dell’indipendenza. Buon Compleanno Kosovo

Yahoo refuzon oferten e Microsoftit

Postuar: Shkurt 12, 2008 te Teknologji

Kompania ”Yahoo Inc” refuzoi ofertën e kompanisë ”Microsoft Corp” për blerjen e faqes së njohur të internetit. Oferta ishte vlerësuar 42 miliardë dollarë, por aksionerët e Yahoo Inc e kanë vlerësuar atë si tepër te vogël. Më 1 shkurt ”Microsoft”-i bëri ofertën, gjysmë në aksione dhe gjysmë në para në dorë.

Tags: , , ,

Asus EEC PC SeriesEdhe pse po bej shume pak qe po e perdor kete portatile, mund te them bindshem se eshte nje nder gjerat qe do ta deshiroja per dhurate.

Me madhesine e nje fletoreje eshte shume i lehte te trasportohet, ekrani 7 polsh eshte me se i pershtatshem te shihni fotot tuaja, filmat qe deshironi, te flisni ne messenger me webcamin e integruar, mund te lidheni kudo ne wireless e te vizitoni faqet e internetit me mozilla firefox.

Po, perdor linux…dhe une vete (i apasionuar pas ketij sistemi operativ) s’do ta kisha besuar se sa mire e kishin organizuar kete sistem.

Hapet per shume pak sekonda, fikja po ashtu eshte e tille. Do t’ju mjaftojne disa ore eksperience per ta ndjere veten rehat me teknologjine. Kuptohet, per t’ju permbajtur çmimit i jane vene disa limite, nje harddisk 4 GB ndoshta nuk jane shume, por mund ta rregulloni kete duke i shtuar nje harddisk te jashtem. Madhesia e permbajtur e kompjuterit nuk ka lejuar firmen prodhuese t’i vendose dhe nje lexues per CD e DVD tuaja, megjithese jane 3 porta USB qe ju lejojne t’i shtoni pjese te jashtme ketij floriri.

Do jete shoku juaj i udhetimeve te perditshme me tren nderkohe qe shkoni ne pune, do ju ndihmoje te hidhni ne te shenimet tuaja, te ruani gjithe artikujt qe ju interesojne nga rrjeti. Sigurisht, eshte krijuar per te qene i lidhur me boten virtuale, e me siguri çmimi do ta justifikoje besnikerine tuaj ndaj tij.

Nese nuk arrini dot te ambjentoheni me sistemin linux, sigurisht qe ASUS ka menduar dhe per te. Ne librin e instruksioneve shpjegon se si te arrini te instaloni Windows XP ne vend te linuxit. megjithese vete do t’ju keshilloja te perdorni ate qe keni.

Cmimi ne Itali: 300 euro

Dyqani qe e shet: Mediaworld (online) – vizitoni www.mediaworld.it

Sigurisht eshte nje nder evenimentet me te pritura kjo e Davosit, ku secila kompani qe mbahet si simbol i eres se dixhitalizimit s’mund te mungoje duke paraqitur nje apo dy produkte te reja…dhe ndonje ide nuk do ishte keq.

Sot e kishte radhen Google CEO Eric Schmidt, FCC Chairman Kevin Martin, Sony CEO Howard Stringer, NBC Universal CEO Jeff Zucker, SK Telecom CEO Kim Shin-Bae dhe China Mobile CEO Wang Jianzhou.

Kirkpatrick u mundua te hapte nje diskutim rreth perhapjes dhe rritjes se telefonise ne merkaton aziatike (China Mobile dominon ne merkaton kineze dhe eshte duke pare nje rritje mujore prej 6 milion te rregjistruarish çdo muaj. Jo keq, ee. (po ne Shqiperi sa banore jemi ne)

Google Android

Radha e Schmidt, sigurisht nuk mund te rrinte pas shokeve. Duke e nisur diskutimin qe ende telefonia nuk e kishte arritur piken maksimale te saj, deshiron ta shohe femijen me te ri te familjes Google te fitoje nje pjese sado te vogel te tortes qe po shperndahet.
Platforma e re Android pretendon qe te perhape publicitetin dhe me ane te celulareve (sipas shume zhurmave telefoni dhe telefonatat nuk kane per te kushtuat aspak, por perdoruesit do iu duhet te lexojne ca publicitet qe te fitojne kredite per te telefonuar.

Pse desha te hapja nje blog te ri?

Sa per prezantim, e kam nje te shkuar ne boten virtuale. Jam nje nder nismetaret e www.albstudent.eu qe mban projektin GLOCAL ne versionin shqip dhe italisht, forum e gjithcka tjeter qe mundet.

Shume afer kam hapur dhe nje faqe te re, www.shqip.it , qe shpresojme te behet nje pike referimi per propozim artikujsh ne gjuhen shqipe me mundesine e votes etj.

Shoket me therrasin oLTiMUs, e ky do jete dhe pseudonimi im ne kete blog e ne komentet qe mund te gjeni ne blogjet tuaja.

Jetoj ne Itali e punoj per nje firme informatike si programator. Ne keto faqe deshiroj t’i jap hov pasionit tim mbi teknologjine duke shpresuar qe te jete teme interesante.