Postime Etiketuar sis ‘portatile 7 polsh’

Asus EEC PC SeriesEdhe pse po bej shume pak qe po e perdor kete portatile, mund te them bindshem se eshte nje nder gjerat qe do ta deshiroja per dhurate.

Me madhesine e nje fletoreje eshte shume i lehte te trasportohet, ekrani 7 polsh eshte me se i pershtatshem te shihni fotot tuaja, filmat qe deshironi, te flisni ne messenger me webcamin e integruar, mund te lidheni kudo ne wireless e te vizitoni faqet e internetit me mozilla firefox.

Po, perdor linux…dhe une vete (i apasionuar pas ketij sistemi operativ) s’do ta kisha besuar se sa mire e kishin organizuar kete sistem.

Hapet per shume pak sekonda, fikja po ashtu eshte e tille. Do t’ju mjaftojne disa ore eksperience per ta ndjere veten rehat me teknologjine. Kuptohet, per t’ju permbajtur çmimit i jane vene disa limite, nje harddisk 4 GB ndoshta nuk jane shume, por mund ta rregulloni kete duke i shtuar nje harddisk te jashtem. Madhesia e permbajtur e kompjuterit nuk ka lejuar firmen prodhuese t’i vendose dhe nje lexues per CD e DVD tuaja, megjithese jane 3 porta USB qe ju lejojne t’i shtoni pjese te jashtme ketij floriri.

Do jete shoku juaj i udhetimeve te perditshme me tren nderkohe qe shkoni ne pune, do ju ndihmoje te hidhni ne te shenimet tuaja, te ruani gjithe artikujt qe ju interesojne nga rrjeti. Sigurisht, eshte krijuar per te qene i lidhur me boten virtuale, e me siguri çmimi do ta justifikoje besnikerine tuaj ndaj tij.

Nese nuk arrini dot te ambjentoheni me sistemin linux, sigurisht qe ASUS ka menduar dhe per te. Ne librin e instruksioneve shpjegon se si te arrini te instaloni Windows XP ne vend te linuxit. megjithese vete do t’ju keshilloja te perdorni ate qe keni.

Cmimi ne Itali: 300 euro

Dyqani qe e shet: Mediaworld (online) – vizitoni www.mediaworld.it

Reklama