Postime Etiketuar sis ‘SK Telecom CEO Kim Shin-Bae dhe China Mobile CEO Wang J’

Sigurisht eshte nje nder evenimentet me te pritura kjo e Davosit, ku secila kompani qe mbahet si simbol i eres se dixhitalizimit s’mund te mungoje duke paraqitur nje apo dy produkte te reja…dhe ndonje ide nuk do ishte keq.

Sot e kishte radhen Google CEO Eric Schmidt, FCC Chairman Kevin Martin, Sony CEO Howard Stringer, NBC Universal CEO Jeff Zucker, SK Telecom CEO Kim Shin-Bae dhe China Mobile CEO Wang Jianzhou.

Kirkpatrick u mundua te hapte nje diskutim rreth perhapjes dhe rritjes se telefonise ne merkaton aziatike (China Mobile dominon ne merkaton kineze dhe eshte duke pare nje rritje mujore prej 6 milion te rregjistruarish çdo muaj. Jo keq, ee. (po ne Shqiperi sa banore jemi ne)

Google Android

Radha e Schmidt, sigurisht nuk mund te rrinte pas shokeve. Duke e nisur diskutimin qe ende telefonia nuk e kishte arritur piken maksimale te saj, deshiron ta shohe femijen me te ri te familjes Google te fitoje nje pjese sado te vogel te tortes qe po shperndahet.
Platforma e re Android pretendon qe te perhape publicitetin dhe me ane te celulareve (sipas shume zhurmave telefoni dhe telefonatat nuk kane per te kushtuat aspak, por perdoruesit do iu duhet te lexojne ca publicitet qe te fitojne kredite per te telefonuar.

Reklama